Bllokohet horizonti, stuhia gjigante e rërës “varros” krejtësisht qytetin!

08/10/2021 16:19

Një stuhi e fuqishme dhe e pazakontë rërë ka shkaktuar të paktën 6 të vdekur në Sao Paulo të Brazilit, ndërsa e zhyti qytetin në skena apokaliptike pasi bllokoi krejtësisht horizontin, duke mbjelle panik mes banorëve.

Pamjet e reve gjigante në ngjyrë të portokalltë u përhapën me shpejtësi në internet. Kjo është hera e tretë që nga fundi i shtatorit që zonat rurale të Sao Paulos dhe Minas Gerais gjenden përballë skenash të tilla që kanë tmerruar njerëzit.
efekte

6 viktimat humbën jetën nga pemët që binin apo dëmtimi i banesave, si dhe pasojave të tjera të drejtpërdrejta të stuhisë.

Ekspertët mendojnë se ky fenomen mund të jetë pasojë e një periudhe të gjatë mungese të reshjeve të shiut, lagështisë së ulët në ajër dhe temperaturave të larta. Sipas tyre, pas një sezoni të zgjatur të thatë, mbërritja e shiu shoqërohet zakonisht me stuhi të dhunshme erërash, që ngrenë dhe pluhur e rërë.

Top Channel