Forcat mbretërore ajrore të Arabisë Saudite kanë publikuar së fundmi manovrat detare e ajrore me Pakistanin, teksa avionët e tyre gjuajtës F-15SA kanë goditur objektiva anijesh me raketa të rënda.
Ato treguan aftësitë e tyre për të goditur objektivat në largësi të konsiderueshme me raketat Harpoon, nga vendndodhje te ndryshme në brigjet e Pakistanit.
Avionët F-15SA janë versioni më i fundit e gjuajtësit klasik amerikan, te cilet morën pjesë në manovrat Pakistan/ Arabi në bazën e Dhahran në Gjirin Persik.
Në pamjet e publikuara duket neutralizimi i dy objektivave detare, edhe pse nuk është e qartë nëse ato goditën nga raketat e avionëve apo të luftanijeve pakistaneze e saudite në sipërfaqe.
Korea e Jugut dhe Arabia Saudite janë vendet e vetme që kanë përshtatur raketat Harpoon në gjuajtësit F-15, ashtu si dhe Katari.
Top Channel