Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë
Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar 12 persona me kombësi shqiptare, të cilët po udhëtonin në një anije, që shërbente si cisternë gazi. Anija u largua nga porti i Bilbaos, pasditen e të hënës, më pas bëri një ndalesë në Ferrol dhe destinacionin përfundimtar kishte portin e Glasgoë, Skoci.
Shqiptarët u futën fshehurazi në zonën e portit. Ata ndodheshin brenda një kamioni që transportonte tuba që shërbenin për mullinjtë e erës.
Dy nga shqiptarët u zbuluan në det të hapur, kur cisterna e gazit që ishte larguar nga Bilbao ishte në gjysmë të rrugës për në Ferrol. Kështu që anija u kthye sërish në Portin e Bilbaos, ku Policia Kombëtare më pas zbuloi edhe dhjetë shqiptarë të fshehur, të cilët kërkonin të kalonin ilegalisht në Skoci.
12 shqiptarët u dërguan në zyrat e Policisë Kombëtare në portin e Bilbaos.
Top Channel