Rama i përgjigjet opozitës: Sot nafta më e lirë se kur qeverisnit ju, vazhdoni me retorikën sikur jeni mbeturina të partisë së punës

07/10/2021 11:22

Kryeministri Edi Rama në kuvend iu drejtua opozitës duke thënë se se prej 8 vitesh ata kanë të njëjtën retorike, ndaj dhe kanë mbetur në vend numëro.

Kryeministri Edi Rama të enjten nga foltorja e Kuvendit,  akuzoi opozitën shqiptare për të njëjtën retorikë prej tetë vitesh, duke theksuar se për këtë arsye ata kanë mbetur në vendnumëro.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama replikoi edhe për rritjen e çmimeve, duke marrë si shembull të veçantë çmimin e naftës në vend. Ai theksoi se nafta sot është më e lirë se në kohën kur qeveriste PD.

Të përsërisësh të njëjtën gjë është karakteristikë e një mendjelehtësie, ndërsa prej 8 vitesh, po merrni të njëjtin rezultat. Përsëri të njëjtën gjë do të merrni. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes fantazive dhe sajesave për masakra elektorale se aty ju kam gjetur dhe aty do ju lë. Nëse ju do të thoni të njëjtën gjë, duke i marrë shqiptarët për budallenj, por ju e dini vetë, aq më pak kur jeni në garë kush është kukulla, kush është pengu”, tha Rama.

Sipas tij, faktet janë fakte, duke shprehur më tej se opozita mund t’iu thotë shqiptarëve çfarë të duan, por mendësia e një populli ka një barometër dhe që prej 5-së ditësh populli iu thotë: këta s’janë më të mirë, por ju ta harroni me këto mend që keni.

Ditën e djeshme në samit, të gjitha vendet kishin si kryefjalë se çfarë mund të bëjmë së bashku për të përballuar krizën e energjisë, jo si pengu dhe si pengmarrësi. Shqipëria nuk ka lidhje me këtë”, tha kryeministri.

Përgjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek çështja e energjisë në vend, duke pyetur më tej se; a ka thatësirë Shqipëria dhe a del vendi në treg për të blerë energji?

Duke iu drejtuar opozitës, Rama theksoi se ju i thoni shqiptarëve se fatura është më e lartë, por një gjë e tillë është e pavërtetë.

Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedh dhe për të cilin ju me të drejtë jeni krenar, keni vendosur që të kalojmë nga ekonomia komuniste. Dhe kjo situatë nuk pyet se Spanja ka më shumë, apo ne kemi më pak. Ju, partia e liberalizmit të tregut, do mendojmë që jeni mbeturina të partisë së punës nga mënyra si flisni, konceptet tuaja janë mbeturina”, tha ai.

Rama, nënvizoi se me gjithë taksën e karbonit brenda, nafta sot është më e lirë që nga dita kur opozita dorëzoi qeverinë.

Me gjithë taksën e karbonit brenda, tani se nuk po bërtas, se këtu dëgjojmë të shara para e mbrapa, jeni në një hall që nuk ua zgjidh dot, tani sot; a është e vërtet që sot nafta është më lirë se dita kur latë qeverinë? Merreni tabelën dhe shiheni, sa e blenin shqiptarët kur ishit ju në qeveri”, deklaroi kryeministri Rama.

Top Channel