Demokratët do të zhvillojnë mbledhje mëngjesin e sotëm gjysmë ore para seancës plenare  të Kuvendit të Shqipërisë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha do të japë porositë para seancës së radhës.

Nuk dihet ende se cilat janë porositë e kryedemokratit, ndërsa më parë ai në një deklaratë për media ka folur për temën aktuale të diskutimit në vend, atë të rritjes së energjisë.

Ai theksoi së opozita do të nxisë të gjitha format e reagimit popullor për rritjen e çmimit të energjisë dhe karburanteve.

Kjo temë që nxiti kaq shumë reagime pritet të jetë një nga temat më të nxehta që mund të preket ditën e sotme në seancën plenare të Kuvendit që nis në orën 10:00.

PD ka depozituar kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i kanë konsideruar një “masakër zgjedhdore”.

Kujtojmë se seancat e zhvilluara me rikthimin e opozitës kanë qenë të tensionuara, ku nuk kanë munguar debatet mes socialistëve dhe demokratëve.

Top Channel