“Krimi dhe korrupsioni ka mbërthyer vendin”/ Nga kuvendi, Basha tregon planin si mund të zgjidhet kriza ekonomike

07/10/2021 10:56

Nga salla e kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha bëri përgjegjës kryeministrin Rama dhe politikat e ndejkiura prej tij për rritjen e çmimeve të produkteve të konsumit në vend.

Përtej llogarive politike, ndodhen njerëzit me hallet  e tyre të vërteta, në përpjekjet e tyre për të çuar bukën te fëmijët. Për t’i çuar në shkollë me një palë këpucë, çantë e librat. Me një palë fatura që rriten e bëhen kapicë, me pasigurinë që ofron ky pushtet. Këtë e konfirmon dhe INSTAT, që thotë se 90% e familjeve shqiptare nuk sigurojnë të ardhurat për mirëqenien e fëmijëve”.

Basha listoi sërish sugjerimet e së djathtës se si mund të zgjidhet kriza ekonomike në vend:

  1. Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;
  2. Ulja e TSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;
  3. Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;
  4. Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;
  5.  Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.
  6. Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.
  7. Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

Sipas Bashës, nuk ka asnjë mundësi që qeveria “Rama 3” të bëjë ndryshimin tani: “Nuk presim t’i bëni tani, sidomos duke parë mjerimin te qytetarë, duke shtypur shtresën e mesme dhe duke i dhënë faqi krimit dhe oligarkëve”.

Top Channel