Basha ngrihet në këmbë/ Manastirliu nxehet: Loja me të vdekurit është politikë pa din e pa iman

07/10/2021 10:58

Ministrja e Shëndetësisë është përplasur me kreun e PD në Kuvend pasi ai tha se qeveria ka fshehur vdekjet nga covid.

Manastirliu i tha Bashës se ‘loja me të vdekurit duhet të marrë fund dhe se i përket një politike të vjetër”.

Debati në Kuvend.

Manastirliu: Hiqni vallen e vdekjes, se kuptoj pse këmbëngulni në retoriken e vdekjes, Shqipëria ia ka dalë ta sfidojë pandeminë, loja me të vdekurit është një politikë e vjetër pa din e pa iman. Mos provoni të flisni për statistika të fshehta pa prova. E keni marrë përgjigjen në zgjedhje, shqiptarët nuk iu zgjodhën. Edhe në humbje njeriu ka klas.

Ndërkohë menjëherë më pas Basha është ngritur nga vendi duke replikuar edhe me kryetaren e Kuvendit Nikollën për të marrë fjalën.

Basha: Nuk jemi në ndonjë vend që t’i bëjmë gjërat siç do ti, jemi në Kuvend. Jeni me regji qëndrore, ju dhe ata pas jush , që mbani shtetin mafioz në këmbë, që i kanë zënë fytin edhe SPAK, se ndryshe s’do ishit këtu, ta tregoj pastaj se ku do isha unë. Zbato procedurën, se nuk ke të drejtë ta kthesh sallën në një kuvend.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/10/07/basha-qeveria-fshehu-vdekjet-nga-covid-i-sherbejne-vetem-nje-grushti-njerezish-qe-u-pasuruan-edhe-ne-pandemi/

Top Channel