Analisti Ilir Yzeiri i ftuar në emisionin “Top Talk”, në Top Channel është shprehur se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk duhet të bëjë të fortin brenda Parlamentit me Kryetaren e tij, Lindita Nikolla por duhet të dalë dhe t’i përgjigjet akuzave që bën ish-kryeministri Sali Berisha.

Yzeiri: Opozita e sotme e Bashës nuk di ta ruajë personalitetin e saj dhe bie shumë shpejt viktimë e provokimeve që i bën Rama. Rama është mjeshtër për ta sjellë debatin atje ku do ai. Basha do ishte mirë të bënte trimin jashtë Kuvendit dhe t’i përgjigjej akuzave që i bën Berisha, sepse ai po e delegjitimon. Brenda parlamentit të bësh trimin me Lindita Nikollën nuk është ky formati i liderit të opozitës. Basha nuk ka kuptuar asgjë nga ajo që ka ndodhur. Nuk fitohet ajo që ke humbur jashtë duke iu bërë si garip aty brenda. Një lideri të opozitës i takon të flasë pak, rrallë dhe të flasë ato gjëra që publiku t’i mbajë mend. Ka të tjerë atje që bëjnë si luftëtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA