Koloneli Moulinar, është duke hetuar rrjetin e shpërndarjes së drogës në Luksemburg, i cili ka filluar të marra përmasa shqetësuese. Droga dhe ngjarjet e tjera kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të ilaçeve. Policia që është vënë në ndjekje të një emigranti ilegal, mes të cilëve edhe një i ri nga Kosova, arrin deri në një apartament pranë stacionit Aral në Rue d’Hollerich dhe arreston një student luksemburgas dhe një prostitutë nigeriane duke konsumuar drogë…
Pjesë nga romani
– Bastien… Roland… Rozhe Mulinar. Diçka më thonë këta emra. Mos je djali i kolonel Mulinarit? Mulinarit të famshëm të ish çështjes së tortës radioaktive?
– Ai… është im atë. E pastaj..?
– Dhe ti bredh me kurva e konsumon drogë!?
***
Të zhytur në ndenjëset e tyre, me kokat që mezi dilnin mbi kroskot, ai dhe brigadieri Klem këqyrnin skenën e natës rreth sheshit të vogël para pikës së karburantit “Aral”. Prostitutat bënin ecejake pa pushim. Klientët ngadalësonin makinat, ulnin xhamin e djathtë, diskutonin çmimin, pastaj vazhdonin rrugën, ose hipnin një kandidate. Kohët e fundit, ligji i ri i Luksemburgut ndëshkonte blerësin e shërbimeve seksuale, gjë që i bënte klientët dhe ofrueset e shërbimeve më nervozë dhe më dyshues se kurrë. Ajo botë tashmë e amullt ishte dukshëm e ngucur për të rënë sa më pak në sy.
________
Jacques Steiwer, ka lindur në vitin 1939 në Niederfeulen, në Luksemburg. Është profesor, ish drejtor i rrjetit të Shkollave Evropiane Brukseli III dhe autor i shumë romaneve dhe eseve filozofike. Në vitin 2010 botoi romanin e parë. Ndërsa në vitin 2019, me Phi Editions, botoi romanin “Të droguar tek luksemburgasit”. Ky është libri i parë i tij që botohet në gjuhën shqipe.
Të dhëna për librin
Autor: Jacques Steiëer
Titulli: Të droguar tek luksemburgasit
Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Viti i publikimit: 2020
Numri i Faqeve: 405
Përktheu: Nonda Varfi
Top Channel