Toka po e humb shkëlqimin, ekspertët: Planeti “po fiket”

05/10/2021 17:34

Toka po e humb shkëlqimin e saj dhe po errësohet për shkak të ndryshimit të klimës.

Oqeanet, e ngrohura tashmë, po bëhen shkas që retë të reflektojnë më pak rrezet e diellit në hapësirë, duke kapur më shumë energji në planetin tone. Dekada të tëra matjesh të dritës së refltkuar nga Toka që ndricon sipërfaqen e Hënës – i krijuan ekipit nga Instituti i Teknologjisë në Neë Jersey mundësinë të krijonte një ide më të qartë mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Ata gjithashtu përdorën matjet satelitore për të zbuluar se ka pasur “një rënie të konsiderueshme në reflektimin e Tokës”, gjatë 20 viteve të fundit. Toka tani po reflekton rreth gjysmë vat më pak dritë për metër katror krahasuar me dy dekada më parë, dhe gjysma e rënies së dritës ka ndodhur vetëm tre vitet e fundit, kryesisht për shkak se ka më pak re të ulëta mbi Oqeanin Paqësor.

Shkencëtarët kishin shpresuar se një Tokë më e ngrohtë, pasojë edhe kjo e ndryshimeve klimatike, do të krijonte më shumë reflektim çka do të zbuste efektet e ndotjes, por duket se po ndodh e kundërta, dhe kjo rrezikon ta përshpejtojë edhe më shumë efektin e klimës.

Top Channel