Izraeli akuzon Iranin për komplot ndaj biznesmenëve në Qipro

05/10/2021 08:30

Izraeli e ka akuzuar Iranin për planifikimin e një “akti terrorist” kundër biznesmenëve izraelitë që jetojnë në Qipro.

Akuza u bë nga zyra e kryeministrit izraelit, pas arrestimit të një burri në Qipro, i cili dyshohet se ishte rekrutuar për të kryer sulmet. Irani, një vend armik i Izraelit, mohoi menjëherë akuzën, duke thënë se Izraeli “po bën akuzë të pabazë”.

Sipas raporteve të mediave lokale, i dyshuari në këtë rast është një azerbajxhanas i moshës 38 ose 39 vjeç i cili posedonte një pasaportë ruse. Ai u arrestua një javë më parë në Qipro pasi kaloi nga Qiproja veriore e pushtuar nga Turqia, raporton REL.

I dyshuari posedonte një armë me shurdhues e cila u gjet në automjetin e tij. Sipas raportimeve ai kishte mbërritur nga Rusia rreth tre javë më parë dhe ishte nën mbikëqyrjen e policisë.
Mediat izraelite dhe ato qipriote kanë shkruar se biznesmeni izraelit, Teddy Sagi ka qenë njëri nga shënjestrat e sulmit. Por, si zyra e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett si dhe kompania Sagi mohuan se ky biznesmen mund të ishte një viktimë e mundshme.
“Ky është një incident terrorist i dështuar iranian”, tha Grupi Sagi në një deklaratë.
“Objektivi për vrasjen nuk është Teddy Sagi por izraelitët në Qipro”, shtoi deklarata.

Top Channel