Ish-punonjësja e kompanisë: ‘Facebook’ duhet të shpallë falimentin moral dhe t’i kërkojë ndihmë Kongresit

05/10/2021 19:16
Former Facebook employee and whistleblower Frances Haugen testifies before a Senate Committee on Commerce, Science, and Transportation hearing on Capitol Hill, October 5, 2021, in Washington, DC. (Photo by Jim WATSON / AFP) (Photo by JIM WATSON/AFP via Getty Images)

Ish-punonjësja e kompanisë “Facebook”, Frances Haugen tha se është koha që Facebook të deklarojë “falimentim moral” dhe të pranojë se kanë një problem dhe iu nevojitet ndihmë për ta zgjidhur.

Haugen tha se duke qenë se Facebook është një “sistem i mbyllur” kompania ka pasur mundësinë të fshehë problemet e saj, por në këtë pikë, sipas saj, Kongresi duhet të ndërhyjë dhe t’i thotë kompanisë: “Ju nuk keni pse t’i fshihni këto gjëra nga ne dhe të pretendoni se nuk janë probleme”.

Haugen shtoi se Kongresi duhet t’i japë Facebook -ut mundësinë për të “shpallur falimentimin moral dhe ne mund të kuptojmë se si t’i rregullojmë këto gjëra së bashku”.

E pyetur për të sqaruar se çfarë donte të thoshte me “falimentim moral”, Haugen u shpreh se ajo parashikonte një proces si falimentimi financiar ku “ata pranojnë se kanë bërë diçka të gabuar dhe ka një mekanizëm për t’i falur dhe ecur përpara”.

Top Channel