“Do e shkërrmoqim Tajvanin”, Kina gati për luftë! Presidentja tajvaneze: Nuk dorëzohemi

05/10/2021 17:58

Nuk është vetëm një show force: dërgimi i 77 avionëve luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore tajvaneze është etiketuar si “agresion i mirëfilltë ushtarak”nga ana e Kinës që nuk i fsheh  qëllimet e saj.

Media shtetërore kineze Global Times shkruan se “Kina kontinentale duhet të jetë dorë nga strategjitë e të kalojë në veprim, duke shkërrmoqur ishullin rebel”. Vetë kryeministri tajvanez Su Tseng-Chang  e pohoi se vendi është në gatishmëri për aktivitetet ushtarake të Kinë. “Bota është dëshmitare e presionit të Kinës ndaj Tajvanit dhe shkeljeve të përsëritura të paqes rajonale”, tha ai, ndersa presidentja Tsai Ing-wen shtoi “se nuk do te dorezohen kurre”.

Kina pretendon se Tajvani është territori i saj, e me kete logjike, ai sipas Pekinit duhet të merret me forcë nëse është e nevojshme. Tajvani thotë se është një vend i pavarur dhe do të mbrojë liritë dhe demokracinë e tij, duke fajësuar Kinën për tensionet. Në total gjatë katër ditëve të fundit llogaritet se rreth 150 avionë ushtarakë kinezë kanë fluturuar mbi zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, i cili gëzon mbështetjen e Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Washingtoni i bëri një thirrje të prere Pekinit të ndërpresë presionin dhe forcën ushtarake, diplomatike dhe ekonomike kundër Tajvanit.

Top Channel