Tema e emisionit “Top Talk” në Top Channel nën drejtimin e gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Pandora Pappers.
Arlind Qorri i ftuar në emision është shprehur se partitë politike janë në përfshira në këtë skandal duke theksuar se duhet të bëhet një Vetting.
“Një zgjidhje për të pasur një hetim sa më të thelluar do të ishte t’i bëje Vettingun politikanëve, Vetting i pasurisë së biznesmenëve që kanë marrë kontratat koncesionare nga shteti. Nëse kemi lëvizje shoqërore aq të fuqishme që ushtrojnë presion. Ata që i quajmë oligarkë janë bërë të tillë në sajë të bashkëpunimit me politikën. Pse mos i kemi një proces Vetitngu të pasurisë”, tha ai.
Ndërsa ish-ministri, Arben Malaj ka treguar një eksperiencë personale ku në media ishte shpifur për vajzën e tij.
“Unë dua të ndaj me ju eksperiencën time, në 2004 e kam parë veten në gazetë me titull ‘vajza e Ben Malajt 5 mln dollarë në Qipro. Ne shkuam tek noteri bëmë deklaratë ia dhamë inspektoriatit, parlamentit i thamë kontrolloni të gjitha llogaritë tona në botë”, tha Malaj.
Top Channel