Burri rrëmbehet nga rrjedha e ujit në ujëvarat e Niagarës, i mbijeton rënies nga një lartësi prej 52 metrash (Video) Një nga rrjedhjet më të mëdha të të dhënave deri tani, Pandora Papers, zbuloi veç të tjerash se edhe Presidenti malazez Milo Đukanović e djali i tij kanë dërguar para në llogaritë offshore.
Washington Post raportoi se në vitin 2021, një firmë zvicerane ndihmoi në krijimin e dy fondeve në Ishujt e Virgjër Britanikë. Njëri, i quajtur Victoria Trust, emërtonte Gjukanovicin si përfitues dhe tjetri, Capecastel Trust, djalin e tij Blažo.
Ata deklaruan një investim minimal themelues, thotë Euractiv, dhe specifikonin se prona mund të hynte në trust në çdo kohë, si nga vetë krijuesit e tij ashtu dhe nga persona të tjerë. Gjukanovic i tha Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues që botoi Pandora Papers, se këtë trust e kishte krijuar në kohën kur nuk mbante poste publike, por ishte i angazhuar në punët e tij të biznesit.
Në periudhën 2010- 2012, Gjukanović nuk kishte asnjë pocizion të tillë. Megjithatë, ai sërish ishte kryetar i Partisë DPS, që formoi një qeveri nën ndikimin e tij të drejtpërdrejtë.
“ Nëse do t`i interesonte reputacioni i shtetit, presidenti Gjukanovic tani do të kishte dhënë dorëheqjen”, deklaroi zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazović. Emri i motrës së Gjukanovicit, Ana Kolarević, u ekspozua nga Panama Papers në investigimin e vitit 2016.
Top Channel