Rrjedhja e naftës në Kaliforni kërcënon jetën detare

04/10/2021 23:00

Rrjedhja e naftës në brigjet e shtetit të Kalifornisë në SHBA shkaktoi ngordhjen e peshqve dhe ndoti ligatinat dhe plazhet.

Sipas BBC, rreth 3.000 fuçi naftë u derdhën në një sipërfaqe prej 33 kilometrash katrorë në brigjet e Orange County.

Kryebashkiaku i Huntington Beach, Kim Carr tha se disa pjesë të vijës bregdetare janë të mbuluara me naftë.

Hetimi për këtë çështje vijon ende.

Rrjedhja u zbulua mëngjesin e 2 tetorit, rreth 5 milje larg nga brigjet e Huntington Beach dhe Newport Beach.

Sipas Associated Press, kjo mendohet të jetë një nga derdhjet më të mëdha të naftës në historinë e fundit të shtetit.

Ndërsa autoritetet po përpiqen të frenojnë rrjedhjen me barriera mbrojtëse, zhytësit vazhdojnë hetimet e tyre në vendngjarje për të përcaktuar se si ka ndodhur rrjedhja.

Teksa thuhet se kafshët e egra u prekën për shkak të rrjedhjes, gjithashtu janë ndotur ujërat, janë parë kafshë të ngordhura përgjatë bregdetit dhe është dëmtuar zona e mbrojtur ekologjike Talbert Marsh.

Amplify Energy Corp, e cila zotëron tre platforma në det të hapur, më 2 tetor njoftoi se po ndalon operacionet dhe ka mbyllur tubacionin për të parandaluar derdhjet e mëtejshme të naftës.

Rrjedhja e naftës prej gati 300.000 tonë në Deep Water Horizon pranë Gjirit të Meksikës në vitin 2010 vrau mijëra lloje gjallesash, nga planktonët deri te delfinët.

Top Channel