Në kërkim të imamit anti-shqiptar/ Shqipëria i kërkon ndihmë Gjermanisë: Ka ngjallur urrejtje ndaj shqiptarëve

04/10/2021 19:56

Ky person që sipas Antiterrorit shqiptar prezantohet si Abu Rumaisa, dyshohet se mund të jetë nje ekstremist fetar, i cili jo vetëm ka folur përmes rrjeteve sociale kundër simboleve të një vendi, por gjithashtu ka nxitur urrejtje dhe  grindje kundër shqiptarëve.

Antiterrori përmes nje oficeri të kontaktit i kërkon Gjermanisë të identifikojë personin që sipas tyre poshtëron  simbolet e vendit tonë. Nga të dhënat ai nuk ka hyrë asnjëherë në Shqipëri.

Imami nën hetim , sipas burimeve të Antiterrorit jo vetëm lëshon thirrje kundër flamurit shqiptar , por njëherazi e konsideron heroin kombëtar Skënderbeun  si simbol kundër myslimanëve. Ky shtetas është verifikuar nga dy njësi, Antiterrori dhe krimet kibernetike dhe mbas rezultateve , për shkak të deklaratave  ekstremiste është angazhuar për identifikimin e tij edhe pala gjermane.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA