Policia e Shkodrës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në Malësi të Madhe dhe kanë vënë në pranga një shtetas. Si rezultat i operacionit janë sekuestruar 8 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Bëhet e ditur se D. J., 36 vjeç banues në fshatin Duke, Malësi e Madhe, pasi në afërsi të banesës së këtij shtetasi  u konstatuan të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

“Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 8 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA