Lajmi i dhënë të dielën nga disa tabloid dhe gazeta britanike ku citohej Ministrja e Brendshme britanike Priti Patel për negociata mes Shqipërisë dhe Britanisë për ata refugjatë nga e gjithë boa që kalojnë kanalin e La Manshit ilegalisht drejt Anglisë, është pasuar me një heshtje totale mediatike dhe zyrtare bë Londër pas mohimit të tij nga zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.
Top Channel në Londër ka kontaktuar tabloidin The Sun, i cili ka nxjerrë lajmin duke cituar burime qeveritare. Kohëzgjatja e habisë dhe ngazëllimit për një plan si as nën mëngë e Ministres së Brendshme britanike Priti Patel, e cila ndodhet nën presion të madh politik për të luftuar emmigrimin ilegal drejt Britanisë nuk zgjati shumë, pasi ide4ja e negociatave mes Britanisë dhe Shqipërisë për ngritjen e një qendre në Shqipëri, ku Britania do sillte në Shqipëri të gjithë agta persona nga e gjithë bota që kalojnë ilegalisht kanalin e La Manshit mes Francës dhe Anglisë për tu shqyrtuar kërkesat e t6yre të azilit, u hodh poshtë nga zyrtarët mjë të lartë të qeverisë shqiptare si një lajm absolutisht i pavërtetë.
Deri më tani si The Sun ashtu dhe Home Office nuk ka pasur asnjë reagim pas përgënjeshtrimit shqiptar. Këto ditë konservatorët e Boris Johnson juanë mbledhur në konferencën e tyre vjetore të partisë në Manchester dhe qëllon shpesh në politik në kësi eventesh të ketë lajme sensacionale apo dhe groposje të tyre në rast se ato janë të pakëndshme për qeverinë.
Top Channel kontaktoi tabloidin The Sun për vërtetësinë e këtij lajmi dhe reagimet e shumta nga burimet qeveritare por ende stafi i gazetës nuk ka komentuar më tej, pasi kjo gazetë është vënë nën presion për mënyrën e nxjerrjes së këtij lajmi edhe pse4 ajo citonte burim të lartë të kabinetit kryeministrin Boris Johnson.
Ciladoqoftsë e vërteta e këtij lajmi sensacional, njëra palë gënjen dhe transparenca ndaj publikut është esenciale për të hequr vello e sekretit që mbulon këtë zhvillim, nëse ka qoftë edhe një grimcë vërtetësie ose jo. Topi është sërish në palën britanike të sqarojë nëse ka pasur ose jo negociata sic ka pretenduar ose citohet të ketë thënë.
E vërteta e madhe mbetet se si Londra ashtu edhe Tirana janë nën presion të madh nga publiku ndaj pranisë së të huajve në vendet e tyre respektive. Sipas shtypit vendsas vetëm këtë fundjavë e kaluan ilegalisht nga Franca drejt Anglisë rreth 700 emigrantë.
Top Channel