Bie meteori në Itali: “Kush e gjen bëhet i pasur”? Njerëzit vërsulen në kërkim!

04/10/2021 17:01

Nëse jetoni në zonën ndërmjet Pratos dhe Pistoias, duhet ta dini se keni mundësinë të bëheni pjesë e një gjuetie të jashtëzakonshme meteori, shkruan gazeta italiane La Reppublicca.

Mos prisnin të gjeni ndonjë masa gjigante të gurtë, sepse po të ishte e tillë do të kishte bërë dëme të konsiderueshme. Përgatituni më mirë për një gur të vogël, por me vlerë shumë të madhe shkencore, vazhdon e përditshmja e njohur italiane.

Muzeu i Shkencave Planetare të Pratos ka organizuar kërkimet për meteoritin që ra së fundi në vendin fqinj, por qe nuk po gjendet, ndaj dhe është kërkuar ndihma e publikut. Rënia e trupit qiellor u regjistrua në kamera.

Ekspertët këshillojnë që personat të cilët do ta gjejnë gurin e zi me një diametër prej vetëm pak centimetrash e me peshë 30 deri në 100 gramë, të mos e prekin me dorë – vetëm t`i bëjnë foto e të njoftojnë menjëherë muzeun.

Në historinë e milionereve, ka plot njerëz që janë pasuruar brenda natës dhe nuk kanë munguar rastet kur kjo pasuri u ka rënë nga qielli, pikërisht në formën e një meteori, siç i ndodhi Joshua Hutagalung nga Indonezi që fitoi shume para nga guri qiellor i cili i shkatërroi çatinë e shtëpisë!

Top Channel