Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë, ku një fëmijë u gjet i vdekur në një supermarket të Perugias me plagë në gjoks.
Edhe më të tmerrshme, ngjarjen e bën fakti që ne çantën e nënës së tij hungareze, e cila e çoi vetë 2 vjeçarin në spital, është gjetur një thikë që mund të rezultojë të jetë arma e krimit.
Për këtë priten rezultatet e hetimit të Prokurorisë së Perugias. Gruaja është ndaluar nga policia, ndërsa mohon të jetë ajo vrasësja e të birit. 44 vjeçarja po qëndronte prej disa ditësh me fëmijën tek një mik i saj, ndërsa babai i vogëlushit fatkeq është jashtë kufijve.
Ajo pretendon se u largua për pak çaste nga karroca ku ishte djali dhe shkoi t`i merrte një lodër. Por këmbëngul se kur u kthye, e gjeti fëmijën të plagosur.
Hetimet vazhdojnë, megjithatë tani rezulton që të mos ketë pasur njerëz të tjerë pranë gruas në ato momente në supermarket.
Top Channel