Lirohet rruga kryesore Kosovë-Serbi/ Nga Jarinja largohet kamioni i fundit me banerin provokues
02/10/2021 13:53
Sikurse shihet edhe në këto pamje, kamioni që mbante banerin provokues “Mirësevini në asosacionin e komunave serbe”, në Jarinjë është larguar nga vendi ku prej ditësh qëndronte. Mësohet se e gjithë rruga kryesore është liruar dhe tashmë mund të kalohet lirisht mes dy vendeve.
Top Channel raportoi pak më parë se Njësitë Speciale të Kosovës vendosën të qëndronin në kufi për aq kohë sa do qëndronte kamioni me banerin konfliktnxitës.
Pronari i kamionit ishte në kërkim nga policia në mënyrë që të shkonte dhe të hiqte prej aty mjetin e tij.
Top Channel