Ilir Demalia në një lidhje me skype në emisionin Top Talk në Top Channel ka sulmuar Evi Kokalarin, duke theksuar se ajo spekulon në lidhje me dosjen që ka në dorë për Lulzim Bashën.
Ai është shprehur se e njeh nga afër, Kokalarin, një emigrante amerikane e cila ka shprehur mbështetje ndaj Sali Berishës dhe nismës për të shpëtuar PD-në nga kreu aktual, Lulzim Basha.
“Ajo është patronazhiste për Trumpin, ka njerëz që japin para, darka me 100 mijë dollarë, aty mund të takosh kandidatin, Trumpin, çdo njeri ka të drejtë të shkojë në Kongres. Amerika nuk është bunkier, është një vend i hapur. Ajo çka është më e rëndësishmja është mënyra manipulative që bëhet akoma me fotografi, po të jetë për fotografi ja të marr unë fotografi që kam bërë me Bushin, që thjesht i kam takuar dhe kaq. Në Amerikë ka një shprehje që Evi Kokalari e di shumë mirë ‘move on’, rregullo veten, atë që ke bërë gabim. Unë nuk merrem me jetën private të askujt, por ky njeri gënjen dhe manipulon kur thotë jam mbesa e Musine Kokalarit, gënjen kur thotë jam e persekutuar. E përdor shumë ajo. I ati ka qenë sekretar partie. Unë nuk e mçef që babi im ka studiu në Rusi, kurse ne manipulojmë sot, ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të shtetit thonë jemi të persekutuar. Ku desha të dal, që ne duhet të heqim këtë mangësi komuniste, si mund të jetë i djathtë Berisha, 25 vjet sekretar partie komunist. Problemi është që nëse do të vijojmë të themi unë jam i persekutuar, por kanë kaluar 35 vjet, unë e kam pas në lagje Kokalarin, ia njof shumë mirë të ëmën dhe të atin. Është një non sens dhe groteks kjo shfaqje”, tha Demalia.
Ai u shpreh se Kokalari s’ka fuqi që të dërgojë sasnjë dosje në Kongresin Amerikan, pasi duhen shumë persona dhe procese që të shkojë çështja deri atje.
“Ajo është spekulative, ajo dhe kushdo ka të drejtë të takojë kongresmenin, por këtu punohet me pagesa, ai merr pagesë dhe shkon çështja, por të dërgohet diçka duhen disa persona. Nuk ka fuqi jo Kokalari, por edhe ai kongresmeni që fitoi”, tha Demalia.
Demalia tha se PD nuk është parti e djathtë por parti e interesaxhinjve, duke përmenduar se vendi ynë nuk ka pasur kurrë një parti të djathtë.
“Shqipëria nuk ka pasur kurrë të djathtë historikisht, me një fabrikë qeleshesh, samoresh?! Ka një konceptim të gabuar në lidhje me atë që shqiptarët e thonë që janë të djathtë. E djathta është mendim, filozofi, është ekonomi”, tha ai.
Top Channel