Faturë e çmendur tek Nusreti/ Britanikut nuk i del e keqja, e poston online

01/10/2021 12:31

Nusret Gokçe, i cili prezantohet gjerësisht me pseudonimin Salt Bae, është bërë i famshëm në mbarë botën falë gatimit të tij, por edhe publicitetit të madh që i bën vetes.

Sipas mediave të huaja, kuzhinieri turk arriti famë ndërkombëtare në vitin 2017, kur mënyra e tij e “pjekjes së mishit” u bë virale në rrjetet sociale. Pseudonimin Salt Bae e mori për shkak të mënyrës sesi hidhte kripën mbi biftekun, të cilin e priste në mënyrë profesionale.

Suksesi i buzëqeshi dhe sot, Nusreti ka 17 restorante në mbarë botën. Por jo të gjithë mbeten të kënaqur, e ankesa më e fundit për çmimet e larta të tij erdhi nga një britanik i quajtur Jamz që ndau në Twitter se kishte darkuar në restorantin e tij në Londër, i cili u hap kohët e fundit.

Burrit, të cilit nuk i del e keqja, tregoi koston e një darke të tillë. Fatura që i erdhi në fund sipas tij ishte 1,812 paundë apo rreth 2,100 euro, një shumë që e ka lënë pa fjalë!

FOTO GALERI
2/6

Top Channel