Muaji tetor apo muaji rozë duhet të kujtojë çdo grua të bëjë një kontroll të gjirit nëse deri më tani ka neglizhuar e nuk e ka bërë ende .
1 në tetë gra diagnostikohet me kancerin e gjirit dhe çdo vit numërohen 719 raste të reja me sëmundjen vdekjeprurëse që nëse kapet në fazat fillestare kurohet.
Peripecitë dhe kalavari i një pacienteje të diagnostikuar me kancer gjiri janë të panumërta, por një eko gjiri , një mamografi shpëton jetë dhe të mban larg nga rrezet dhe kimioterapitë.
E nëse mëson se je një prej tyre mos u ndal por ki kurajon si këto gra.
Me hyrje në muajit tetor ministrja e shëndetësisë ka një mesazh.
çdo grua me kancer kërkon mbështetje dhe kurajo nga të afërmit e saj por edhe nga strukturat shendetësore jo vetëm për t’ia dalë por për t’ia bërë sa më të lehtë rrugën e saj për ta fituar betejën.
Top Channel