Përcillet për në banesën e fundit 21-vjeçari Aldi Rama, qëlloi veten pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha

30/09/2021 14:01

Përcillet për në banesën e fundit 21-vjeçari Aldi Rama, i cili qëlloi veten pasi vrau oficerin Saimir Hoxha. Aldi Rama është rritur nga gjyshërit në Lezhë dhe do të prehet në varrezat e Xhafzotajt.

Arkëmorti ka dalë nga banesa e së ëmës, në zonën e plazhit në Durrës. Mamaja e Aldi Ramës hapi sot dyert e mortit për të birin, ndërsa një makinë policie patrullonte pranë banesës së saj për të shmangur trazirat që mund të ndodhnin.

Aldi Rama ndërroi jetë një ditë më parë në spitalin e Tramuës, pasi qëlloi veten me pistoletë në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, pas vrasjes së nënkomisarit. 21-vjeçari, jetonte në lagjen “Skenderbeg” të Lezhës së bashku me gjyshërit tek banesa e xhaxhait të tij pas divorcit të prindërve.

Aldi Rama, i rritur nga gjyshërit, pasi prindërit i kishte të divorcuar, ishte me precedent të mëparshëm penal. Në moshën 18-vjeçare kishte përfunduar në burg, pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisi, ndërkohë që ishte kallëzuar edhe nga e dashura e tij për dhunë fizike. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e së martës (28 shtator) në zonën e Ishull Lezhë, ku Aldi Rama qëlloi drejt nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili i kërkoi të dilte nga makina për kontroll, por 21-vjecari zgjodhi t’i përgjigjej me dy plumba dhe t’ia mbathte nga vendi i ngjarjes.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA