Ceremonia e nderimit të Saimir Hoxhës, flet Rama: Shiu i rrëmbyeshëm i thotë më mirë të gjitha fjalët. Ndjej lehtësim kur…

30/09/2021 09:23

Sot është mbajtur ceremonia e nderimit të Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha, për të cilin është vendosur një yll mes yjeve të Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se humbja tragjike prek shpirtin e një shoqërie. Rama bëri me dije se fjala e tij do të ishte e shkurtër për shkak të përkeqësimit të motit dhe përdori faktin se po binte shi i rrëmbyeshëm duke bërë të qartë se “i thotë më mirë të gjitha fjalët” për humbjen e Saimir Hoxhës.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se shteti i kishte garantuar ndihmë ekonomike familjes së Saimir Hoxhës dhe se nuk do ju mungonte asgjë përveç mugesës së Saimirit prezencën e të cilit, kryeministri tha se nuk e zëvendësonte dot askush.

Edi Rama: Pa dyshim që ky është një moment jashtëzakonisht i rëndë për ju dhe në tërësi është një moment aspak i lehtë për të gjithë bashkësinë tonë pasi humbja e jetës në krye detyrës të një punonjësit të policisë është vërtet një humbje tragjike që shkon përtej familjes, shkon përtej miqve, të afërmve dhe prek shpirtin e një shoqërie dhe të një vendi. Sot ne jemi këtu për të kryer ceremoninë e vendosjes së yllit të Saimirit në murin e kujtesës së policisë së shtetit pranë yjeve të të gjithë dëshmorëve të trupave tonë të mbrojtjes, të rendit e sigurisë në harkun e të gjithë këtyre viteve.

Është një kohë e gjatë që kur është vendosur ylli i mëparshëm dhe në një kuptim është lehtësim që në të gjithë morinë e atyre yjeve në atë mur, në këto vite, numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore, por nga ana tjetër, statistika nuk ka asnjë rëndësi se qoftë një jetë e vetme vlen sa të gjitha jetët kur ajo humbet. Unë nuk dua të zgjatem se besoj që ky shi që po bie rrëmbyeshëm i thotë më mirë se të gjitha fjalët, ndjenjat tona në këtë moment që jemi mbledhur, por ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e dëshmorit nuk do të jenë vetëm dhe ne do të përkujdesemi për ta, siç kemi nisur që dje deri kur ata të arrijnë moshën e pjekurisë dhe të jenë të gatshëm për të dalë me këmbët e tyre në jetë.

170% e pagës për fëmijët nuk thotë asgjë, por as ato 50 milion lekë që i akorduam familjes nuk thotë asgjë në raport me humbjen, por është lehtësim të mendosh se fëmijët do të jenë të shoqëruar jo vetëm nga nëna e gjyshi, por edhe shteti.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA