SHBA vë veton: Tensionet në veri shumë të larta, të ulen! Moska sulmon Prishtinën

29/09/2021 15:45

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, u takua në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic.

Escobar, njëherazi është i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se ai po mbështet përpjekjet e Bashkimit Europian për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

“Prioritet numër një është që të ulen tensionet. Ato janë shumë të larta në këto momente dhe duhet të ulen menjëherë”, deklaroi ai. Zyrtari amerikan tha se duhet të gjendet urgjentisht një zgjidhje për çështjen e targave të automjeteve dhe që palët t’i kthehen dialogut, përmes të cilit do të zgjidhen problemet e hapura.

Me herët, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano pat deklaruar se Gabriel Escobar, nuk pritej te merrte pjese në takimet trepalëshe sepse ato janë format që përfshijnë vetëm delegacionet e Kosovës dhe Serbisë si palë biseduese dhe BE-në në cilësinë e lehtësueses.Moska sakaq i bëri thirrje BE-së dhe Nato-s të bëjnë presion mbi Prishtinën që të tërheq forcat e saj nga veriu i Kosovës.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova u shpreh se Rusia është është e shqetësuar për situatën në Kosovë, pasi ngjarjet sipas saj, po zhvillohen sipas një skenari nga e keqja në më të keqen.

Top Channel