Serbi, agjenti i CIA-s sulmohet me armë sekrete- evakuohet me urgjencë!

29/09/2021 16:30

Raste të sindromës së Havanës janë identifikuar mes zyrtarëve të CIA-s në Serbi, e të paktën një punonjës i saj është evakuar raportojnë mediat vendase.

Shtypi serb citon zëdhënësen e DASH, Jalina Porter të pohojë se “verifikohen intensivisht akuzat për incidente jo normale shendetësore” dhe se situata “po merret shumë seriozisht”.

“Kemi bërë gjithcka të mundur për t`u siguruar që punonjësit të cilët raportojnë incidente të tilla të marrin menjëherë mbështetjen dhe kujdesin e nevojshëm”, u shpreh Porter. Episodi i fundit, i cili nuk ishte raportuar më parë, është vetëm një në një seri sulmesh që zyrtarët amerikanë thonë se po bëhen gjithmonë e më të shpeshta, shkruan Wall Street Journal.

Diplomatët dhe agjentët amerikanë janë përherë e më të ekspozuar ndaj sulmeve nga “agresorë të panjohur” të cilët përdorin një teknologji që zyrtarët dhe shkencëtarët besojnë se përdor një lloj “energjie të drejtuar”.

Përpara Serbisë, sulme më të fundit të kësaj natyre u regjistruan në Indi e Vietnam. Incidentet rezultojnë ne marrjen e mendve, humbje të kujtesës dhe probleme të tjera shëndetësore, dhe e kanë shqetësuar qeverinë amerikane për shkak të rënies së moralit të zyrtarëve në terren, dhe veçanërisht me Departamentin e Shtetit dhe CIA-n, punonjësit e të cilëve janë prekur më së shumti.

Top Channel