Aktivistja Evi Kokalari hodhi poshtë zërat se ajo do bëhet kryetare e PD, pasi është parë të mbështesë publikisht Sali Berishën.
‘Unë nuk kam nevojë të bëhem kryetare e Partisë Demokratike pasi ne e kemi kryetarin e Partisë Demokratike, ai është Sali Berisha’, tha ajo.
Kokalari bëri një denoncim të fortë, duke thënë se Basha e përjashtoi Berishën në këmbim të mbylljes së dosjes në SHBA
“Zoti Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi është këmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lulzim Bashës, një dosje që ekziston në Shqipëri dhe në Amerikë. Kjo është e vetmja arsye pse është përjashtuar Sali Berisha,” tha ajo, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një dosje lobimi në SHBA.
Top Channel