Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë Pas blerjes së fundit të Athinës të 24 avionëve ushtarakë franceze “Rafale”, Greqia dhe Franca nënshkruan një marrëveshje historike për krijimin e një partneriteti strategjik për bashkëpunimin në Mbrojtje dhe Siguri.
E cilësuar edhe “Mega marrëveshje” pasi ka një vlere rreth 5 miliardë euro dhe e nënshkruar nga presidenti francez Macron dhe kryeministri grek Mitsotakis, ajo parashikon blerjen nga ana e Greqisë të 3 fregatave franceze Belharra që do prodhohen në Francë dhe fillimisht të një korvete Gowind .
“Ju bëj me dije se vendi ynë do të blejë tre fregata të reja franceze Belharra për Marinën tonë detare me mundësinë e blerjes së një fregate tjetër. Dëshira ime për të pajisur flotën greke me fregata moderne franceze padyshim që ka një motiv kombëtar, pasi mbron sovranitetin e atdheut tonë”, tha kryeministri i Turqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Të dy udhëheqësit zyrtarizuan thellimin thelbësor të bashkëpunimit strategjik greko-francez, i cili fokusohet tek e ashtuquajtura Doktrina e Ndihmës së Mbrojtjes, sipas së cilës nëse një nga dy vendet kërcënohet ose provokohet, atëherë vendi tjetër do ta ndihmojë atë ushtarakisht.
“Kjo marrëveshje kontribuon në pavarësinë evropiane, në forcimin e sovranitetit të Evropës dhe në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ky partneritet nuk është i drejtuar kundër askujt, por na lejon të veprojmë në mënyrë më efektive dhe të ngushtë së bashku për paqen, bashkëpunimin dhe stabilitetin”, u shpreh Macron.
Zhvillimi vjen në një moment kyç për Francën pas humbjes këtë muaj të një marrëveshjeje prej 66 miliardë dollarësh për shitjen e nëndetëseve në Australi. Ndërsa kryeministri grek ka sqaruar se kjo marrëveshje ushtarake ,me e madhja ne 40 vitet e fundit, nuk ka te bëjë me një garë armatimi me Turqinë dhe nuk prek marrëdhëniet e Greqisë me Shtetet e Bashkuara, pasi fuqizimi i Forcave të Armatosura Greke i shërben strategjisë së përgjithshme të vendit brenda NATO -s.
Top Channel