“Eda”, gruaja më e bukur në botë për vitin 2021/ Aktorja turke Hande Erçel në vend të parë (Fotot)

29/09/2021 16:17

Aktorja turke Hande Erçel, e njohur me rolin e saj si Eda në serialin “Sen Çal Kapimi” është shpallur gruaja më e bukur në botë nga Glamour UK.

Pas njoftimit të Glamour UK, përdoruesit e mediave sociale dhe faqet e ndryshme të internetit ishin kuriozë të dinin sekretin pas bukurisë së Erçel.

Shumë ndjekës gjithashtu vunë në dukje se Hande e fillon ditën e saj me stërvitje, sipas postimeve që ndan në Instagram dhe ka një rutinë për lëkurën.

Vitin e kaluar, ylli turk u rendit e para në “The 100 Most Beautiful Women of 2020” duke lënë pas: Tuba Buyukustun, Fahriye Evcen, Demet Ozdemir, Elçin Sangu dhe Neslihan Atagul.

Në anën tjetër, i dashuri i aktores, Kerem Bursin, u rendit në vend të 38-të në “Golden Face Line Actor”.

Revista britanike, Glamour, i ka dedikuar një artikull aktores turke, Hande Erçel, kryesisht për bukurinë e saj.

Në fillim, prestigjiozja vuri në dukje se ylli i “Sen Çal Kapimi” tashmë ishte në krye të “100 fytyrave më të bukura të vitit” të TC Candler dhe zuri vendin e parë dy herë në vitet e mëparshme.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA