Aktivistja Greta Thunberg ironizon liderët botërorë/ “Krijoni një ekonomi të gjelbër, blla-blla!”

29/09/2021 16:47

Greta Thunberg ka përqeshur liderët botërorë me rastin e hapjes së samitit për klimën të mbajtur në Itali, duke i akuzuar se po bëjnë “premtime boshe” sa i përket ngrohjes globale.

Adoleshentja me një dozë humori citoi fjalimin e kryeministrit britanik Boris Johnson të mbajtur në prill, të cilit iu referua si “përqafim lepurushësh”, duke kritikuar politikanët për mospasje të planit B dhe ekonominë e gjelbër.

“Nuk ka plane B, blla, blla – blla. Më mirë krijoni një ekonomi të gjelbër, blla-blla”, tha Thunberg gjatë fjalimit të saj.

Aktivistja e cila u bë e famshme me protestat kundër ndryshimeve klimatike në vendlindjen e saj në Suedi.

Top Channel