Tragjedia kurde në një film! Shfaqet sot në Tiranë në festivalin e filmit TIFF

28/09/2021 20:08

Rojin është një vajzë e re kurde-irakiane që do të marrë provimin pranues në universitet.

Motra e madhe e Rojin, e martuar pa fat, Shilan vendos ta ndihmojë atë të kalojë me çdo kusht, duke shpresuar që t’i japë asaj një jetë më të emancipuar. Kështu, motrat në mënyrë të pashmangshme përfshihen në një rrjet të madh korrupsioni që lidh të gjitha pjesët e shoqërisë.

The Exam, filmi i regjisorit kurd Shawkat Amin Korki ka shfaqen e tij sot në mbrëmje në Tirana Film Festival.

The Exam ka në qendër dy karaktere vajzash prej Kurdistanit, të cilat shqetësohen për të ardhmen e tyre. Provimet e tyre për të fituar universitetin janë gjithmonë stresuese për familjen dhe studentët. Filmi ka një vëmendje për çështjet e grave, në lidhje me edukimin e tyre ne Kurdistan”, shpjegon ai.

Filmi pati premierën botërore në Karlovy Vary Film Festival, duke marrë edhe vlerësimin e jurisë.
Jam i lumtur që nga të dyja anët filmi ishte i suksesshëm, audiencë normale dhe kritika e filmit po ashtu”, shprehet regjisori.

I lindur në Kurdistan, Shawkat Amin Korki dhe familja e tij ikën nga shtypja ushtarake në 1975, duke jetuar në mërgim në Iran për 25 vjet ku edhe studio kinema. Korki u kthye në vendlindje dhe shkroi, drejtoi dhe prodhoi filmin e tij të parë artistik në Kurdistanin irakian, Crossing The Dust (2006). Sot ai vijon të krijojë duke qenë më optimist për gjendjen e kinemasë aty.

Mund të them që në 20 vitet e fundit ka pasur një hendek mes audiencës dhe kinemasë, sepse kemi pasur luftra dhe problem ekonomike. Tani në një mënyrë apo tjetër audienca po i kthehet kinemasë dhe në veçanti filmave kurdistanë”, thotë Shawkat Amin Korki.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA