Kampionati i barazimeve, në 2 javët e fundit mbizotëron shenja X!

28/09/2021 17:24

Kategoria Abissnet Superiore ka ulur siparin e javës së tretë dhe tashmë skuadrat janë futur në ethet e fundjavës së ardhshme.

Ajo çka është e veçantë në këtë edicion, janë barazimet e shumta, aq sa në dy javët e fundit, ose thënë ndryshe nw dhjetë ndeshje, vetëm Kukësi ka arritur të marrë 3 pikët e plota, në javën e dytë përballë Kastriotit, ndërsa 9 ndeshjet e tjera nuk kanë prodhuar fitues.

Ajo çka bie në sy është se skuadrat shënojnë, por askush nuk guxon të fitojë, madje kjo shpreh hapur eedhe kujdesin që  tregojnë në momente të caktuara, kur dëshira për të mos pësuar është më e madhe sesa për të shënuar.

Në 9 barazimet e fundit në kampioant, vetëm dueli midis Teutës dhe Dinamos u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa Kukësi tentoi arratisjen, por u kap në fund nga Laçi, me kurbinasit që futën verilindorët në vorbullën e barazimeve.

Tashmë është një fakt, pas 3 javëve të para, 5 skuadra, Kukesi, Vllaznia, Teuta, Dinamo dhe Tirana kanë shijuar fitoren, me përjashtim të skuadrës së Longo-s që ka siguruar 2 fitore, ndërsa 5 ekipet e tjera, Skëndërbeu, Partizani, Laçi, Egnatia dhe Kastrioti ende janë në kërkim të fitores së parë sezonale.

Me përjashtim të javës së parë, ku barazimi u zhduk nga horizonti, e madje duke dhuruar nje total prej 21 golash, krijoi iluzionet se nisja e kampionatit do të ishte një spektakël më vete, por skuadrat e ulën ritmin menjëherë.

Në 9 barazime, janë shënuar plotë 18 gola, ku 7 prej tyre në pjesën e parë dhe 11 të tjerë në fraksionin e dytë, ndërsa një tregues tjetër është, se skuadra që shënon e para nuk guxon për të gjetur golin e sigurisë duke menduar për mbrojtjen, por në fund janë ndëshkuar.

Në këtë mes edhe faj është jetim, sepse pavarsisht kujdesit të treguar, apo dëshirës për ta treguar, skuadrat kanë pësuar rregullisht, ndërsa 3 ekipet e kryeqytetit kombinuar sëbashku në dy javët e fundit, asnjëra nuk ka gjetur fitoren, duke lënë një shije jo të mirë.

Vllaznia gjeti avantazhin në 45 minutat e para ndaj Partizanit dhe në fund u ndëshkua, ashtu si Kastrioti ndaj Tiranës në pjesën ë parë, por bardheblutë gjetën golin në pjesën e dytë për të marrë një pikë, e kur të gjithë menduan se Kukësi ishte pranë fitores së tretë, pasi avantazhi i dyfishtë tyre në 30 minutat nga fundi, Laçi i barazoi në frymën e fundit.

Në 5 barazimet e fundit, në 2 ndeshje, Egnatia-Skënderbeu dhe Skenderbeu-Partizani, golat janë shënuar në pjesën e parë, ndërsa në Tirana-Egnatia, Vllaznia-Teuta dhe Dinamo-Laçi rrjetat janë shkundur në fraksionin e dytë dhe rezultati më i shpeshtë i fillim sezonit është 1-1, plotë 7 herë.

Tani mbetet për t’u parë se kush do të marrë guximin të rikthehet te fitorja apo të krijojë shkëputjen e kërkuar në krye të rënditjes, pasi të bësh parashikime në këtë edicion, është diçka shumë e pamundur.

3 javë dhe ende kampionati nuk ka një skuadër lider, askush nuk ka arritur të përfitojë nga këto barazime të shumta, ndërsa trajnerët në fjalët e tyre gjithmonë kanë gjetur alibinë e duhur, duke pranuar njëzëri që ky edicion është shumë i luftuar dhe pa diferenca, por, a janë vërtet këto rezultate që tregojnë dicka të tillë? …

Një pyetjë që ndoshta duhet të pres ende për një përgjigje dhe tashmë favoritë mund të jetë çdo skuadër, sepse diferncat në tabelen e klasifikimit janë të pa përfillshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA