Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ dhe ka miratuar ekstradimin drejt Italisë për doganierin, që kërkohej në shtetin fqinj për trafik droge.

Gjykata ka vendosur miratimin e arrestit të përkohshëm të kryer nga policia gjyqësore për shtetasin Julian Mandija, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga 110 i Kodi Penal Italian, vepër penale kjo e parashikuar edhe nga Kodi Penal Shqiptar.

Në këto kushte gjyqtarja e seancës së sigurimit personal caktoi ndaj 42-vjeçarit Mandija, masën e sigurimit personal “arrest me burg”, me qëllim ekstradimin e tij nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Italisë.

Sipas njoftimit të policisë pas kapjes së tij, Mandija është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg në Itali, ndërsa vijonte jetën normale në Durrës ku dhe punonte në doganë.

Nuk dihet ende nëse Mandija do ta ankimojë  vendimin e gjykatës për ekstradimin e tij në Apel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA