Rama komenton situatën në veri të Kosovës: Avionët vijnë vërdallë për ushqim propagandistik në Serbi. Fqinjin nuk e zgjedh, por…

27/09/2021 11:43

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Prishtina situatën në veriun e Kosovës. Prej një jave kufiri me Serbinë, në bërnjak dhe Jerinë është bllokuar për shkak të reciprocitetit të targave.

Rama tha se lufta mes Kosovës dhe Serbisë ka mbaruar dhe Kosova e ka fituar atë. Sipas tij avionët që tashmë fluturojnë ‘si kërcënim’ në veri vijnë vërdallë atje janë për ushqim propagandistik në Serbi.

Rama: Lufta ka mbaruar dhe avionët që vijnë vërdallë atje janë për ushqim propagandistik në Serbi. I thonë një fjale vëllain dhe fqinjin nuk i zgjedh. Me vëllain të lidh gjaku, familja, e shkuara dhe me fqinjin të lidh fakti se e ke aty sido të jetë. Gjyshja ime thoshte nuk ka shtëpi të lumtur me fqinjë të pakënaqur. Duhet t’i bëjmë të gjitha përpjekjet dhe përpjekja për Ballkanin e Hapur nuk e eklipson betejën për njohjen e Kosovës.

Top Channel