“Nuk ja vlen të kemi targa të përkohshme”/ Kurti tregon ofertën për Serbinë, flet edhe për qëllimin e njësisë speciale të Kosovës në kufi

27/09/2021 11:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar qëllimin e njësisë speciale të Kosovës në pikën kufitare duke thënë se janë aty për të mbrojtur policët kufitarë.

Kurti bëri me dije se është gati që të heqin targat e përkohshme së bashku me Serbinë dhe përmendi se sa e vështirë është për shqiptarët që të shohin targat e Serbisë në Kosovë.

Kurti: Sot unë kam pritur komandantin e KFOR dhe bashkë me ministrin Svecla jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet në Kosovë  dhe për mekanizmat e Serbisë. Njësia speciale e Kosovës nuk është në Bërnjak dhe Marinje, janë aty me detyrë për pikat kufitare. Kemi mjaftueshëm indikacione që mos të ishte njësia speciale e Kosovës, policët tanë kufitarë do të ishin të rrezikuar seriozisht.

Ka kaluar shifra prej 10 mijë automjeteve që kanë marrë targat e Kosovës. Nuk ka pasur askund incidente apo dhunë. po u dogj qendra në Potok, u tentua të bëhej e njëjta dhe në Zvercan. Dhuna ka një adresë tjetër. Policia e Kosovës është profesionale dhe korrekte, shumë kurajoze dhe i falënderohem e jam mirënjohës për punën që kanë bërë.

Kemi bërë një ofertë me të cilën kemi thënë që nuk ja vlen të kemi targa të përkohshme. po i heqim të dyja palët. Më shumë kanë arsye shqiptarët që ti pengojë targa e Serbisë që e kemi gjetur në shumë shtëpi të rrënuara dhe të bëra me thikë në gjokset e shqiptarëve sesa harta e Kosovës në Serbi; Megjithatë kemi thënë që të heqim targat e përkohshme.

Po e ritheksoj, njësia speciale nuk është aty për forcë por për të mbrojtur pikat kufitare dhe policët tanë kufitarë. Ky është qëllimi i vetëm i njësisë speciale. Asnjëherë nuk jam shfaqur aty me ministrin e mbrojtjes. Është punë e ministrisë së brendshme. Svecla angazhohet me mua në këtë çështje, është çështje e zbatimit të ligjit, e paqes dhe stabilitetit që nuk cenon askënd. Nuk është për të cenuar serbët e Kosovës. Në fakt kush ka bllokuar rrugën, ka bllokuar dhe qytetarët serb se prej andej shkojnë në Serbi. Vetë këto barrikada ia bëjnë të pamundur një gjë të tillë. Jemi për të garantuar të drejtat pa dallim kombësie.

Top Channel