“Nuk i çojmë fëmijët në shkollë”/ Protesta në Patos, sepse shkolla është shumë kilometra larg

27/09/2021 15:08

Në ditën e parë të shkollës, 35 nxënës të arsimit fillor në Grizë, nuk janë ulur në bankat e shkollës, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin.

Shkak për këtë është bërë transferimi i tyre në një shkollë tjetër në Patos pasi ndërtesa aktuale është e dëmtuar.

Prindërit nuk do të lejojnë që fëmijët të transferohen në Patos pasi janë shumë të vegjël. Prindërit e fëmijëve edhe më parë kanë protestuar për të mos lejuar transferimin e fëmijëve në Patos.

Sipas DAR Fier, shkolla e arsimit fillor Grize me 35 nxënës është në proces për tu bashkuar me shkollën “Hekuran Maneku” në Patos. Gjithashtu është mbyllur edhe shkolla vartëse në Plyk, nxënësit të cilët kanë kaluar në shkollën qendër “Shyqyri Behari” në Kraps.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA