Një shtetas u kap me 2 emigrantë të paligjshëm në mjetin e tij tip “Ford” në zonën e Orikumit.
Sipas policisë, 22-vjeçari me iniciale S.P., që u arrestua dhe 23-vjeçari me iniciale A.J., i shpallur në kërkim u kishin premtuar dy refugjatëve kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian, në këmbim të parave.
Njoftimi i policisë:
Tentuan t’i jepnin ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. P., 22 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. J., 23 vjeç, banues të dy në Lezhë.
Shtetasi S. P. është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Orikumit”, duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve në bashkëpunim dhe me shtetasin A. J., iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.
Top Channel