Mes emocioneve, luleve, fotove, përqafimeve, por edhe lotëve, nisi viti i ri shkollor 2021-2022.
Janë rreth 480 mijë nxënës nga klasa e parë në të 12-tën. Gati 30 mijë prej tyre nisin klasën e parë dhe rrugën e gjatë të dijes. Sipas Ministrisë së Arsimit rreth 80% e stafit pedagogjik janë vaksinuar.
Janë rreth 30 mijë punonjës arsimorë të cilët ju nënshtruan ndër të parët vaksinimit në vend.
Nxënës dhe prindër: “Jam shumë e lumtur që e nisim në shkollë mësimin. Tre orë, por do të jem me shokët dhe shoqet të paktën”.
“Mua më sjell mami dhe më merr vëllai. Jam në klasën e tretë”.
“Jemi të gjithë të vaksinuar, si gjyshërit edhe prindërit edhe mësuesit”.
“Prindërit më porositën që të jem i vëmendshëm dhe të dëgjoj mësuesen”.
“Po ku del koha më 25 minuta mësim, sa të bëj apelin zysha sa nis shpjegimi, mbaron ora”.
“Ne nisim në orën 11 dhe e mbarojmë në 13:30”.
Prej ditësh qarkullon nëpër rrjetet sociale një peticion i prindërve drejtuar Ministrisë së Arsimit, për rishikimin e urdhrit dhe rikthimin në normalitet ashtu si shumë sektorë të jetës, që do të thotë mësim pa turne dhe orë të plota 45 minutëshe.
Nxënës dhe prindër: “Unë kam dy fëmijë, njëri paradite dhe tjetri turni I tretë. Jemi të dy në punë. Sot e bëmë si e bëmë. Sigurisht e kam nënshtruar peticionin. Duhet bërë edhe rotacion se ata që e kanë emrin me A janë të parët gjithmonë”.
“Mami dhe babi e kanë shumë problem menaxhimin e turneve tona”.
Top Channel