Angelina Jolie shton spekulimet për lidhje romantike/ Del sërish për darkë me këngëtarin 31 vjeçar në Los Angeles (fotot)

27/09/2021 18:48

46 vjeçarja Angelina Jolie vijon të shtojë zhurmat për një romancë të mundshme me The Weeknd teksa doli dje me të në restorantin romantik Giorgio Baldi në Santa Monica.

Nëna e gjashtë fëmijëve dhe këngëtari kanadez 31 vjeç, kaluan më shumë se dy orë në një ndarje private të restorantit luksoz italian.

Angelina erdhi në tavernën ekstravagante para shoqëruesit të saj The Weeknd (emri i vërtetë Abel Tesfaye) rreth orës 20.00, por pas darkës dolën së bashku.

Ajo hyri më pas në sediljen e pasme të fuoristradës së The Weeknd dhe shkuan në vilën e tij $70 milionëshe në Bel-Air.

Ish-gruaja e dytë e Brad Pitt mbante veshur një pallto elegante të zezë, të kombinuara me këpucët, dhe një cantë Yves Saint Laurent.

Abel Tesfaye është një këngëtar dhe kompozitor Kanadez i dalluar për zërin e tij të këndimit me një falseto të fortë dhe dridhje të veçantë.

Restoranti Giorgio Baldi ishte dhe vendtakimi i parë në publik për çiftin në 30 qershor.

Angelina Jolie është martuar dhe divorcuar tre herë me kolege aktorë të filmave të saj.

E para ishte me protagonistin e filmit ‘Hackers’ Jonny Lee Miller, me të cilin u nda në 1999 pas tre vjet martese.

Jolie ra në dashuri më pas me kolegun e saj aktor Billy Bob Thorton, në një kohë kur ai ishte i fejuar me Laura Dern.

FOTO GALERI
5/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA