9 mënyra të mbështetura nga shkenca për t’u ndier më mirë në vitin 2026
Angelina Jolie vijon të nxisë thashethemet për romancën me The Weeknd kur dolën për darkë të shtunën në Santa Monica.
Nëna e gjashtë fëmijëve dhe këngëtari kanadez, kaluan 2 orë e gjysmë brenda një zone private në restorantin luksoz italian Giorgio Baldi, shkruan DailyMail.
Angelina mbërriti në restorant veçmas nga The Weeknd, por u largua me të pas darkës. jo pastaj hipi në pjesën e pasme të SUV-it të zi të The Weeknd, ku dyshja vazhduan për në pallatin e tij Bel-Air që ka vlerë 70 milionë dollarësh.
Ish-gruaja e Brad Pitt u pa e veshur me një pallto të zezë që përputheshin dhe një çantë Yves Saint Laurent.
Weeknd u koordinua me të, i veshur me një xhaketë të zezë, xhinse të ngushta dhe çizme.
Giorgio Baldi ishte gjithashtu vendi ku çifti u shfaqën për herë të parë publikisht më 30 qershor.
Më 10 korrik, Jolie dhe The Weeknd u fotografuan të dy duke ndjekur të njëjtin koncert privat në Los Angeles.
Aktorja 46-vjeçare u paraqit për divorc nga burri i saj i tretë, Brad Pitt në 2016, ndërsa këngëtari 31-vjeçar më parë kishte romanë me Selena Gomez dhe Bella Hadid.
Top Channel