Zgjodhi dy figura të njohura për të thyer rrjetin me imazhe provokuese, Kim Kardashian akuzohet për kopjim

26/09/2021 13:31

Kim Kardashian, e cila po punon fort për të rritur shitjet e linjës së të brendshmeve është akuzuar se ka kopjuar mënyrën e reklamimit.

Akuza bazohet tek fotografia e motrës së saj Kourtney Kardashian me aktoren Megan Fox, të cilat janë të veshura me të brendshmet e linjës “Skims”. Imazhet bënë xhiron e rrjetit, por duket se vëmendja do të shtohet me reagimin e fundit.

Ish-ylli i “Basketball Wives”, Draya Michele, ripostoi në Instastory dy foto me modelen Tanaya Henry, të cilat shfaqen të veshura me të brendshme dhe me qershi në duar. Me këtë donte të tregonte se ideja i përket asaj dhe thumboi Kim duke shkuar: “Gratë me ngjyrë janë gjithmonë projektueset dhe mos e harroni këtë gjë.”

Craëley dikur ishte shoqe e ngushtë me Kim dhe madje u shfaq në një fushatë të “Skims” në vitin 2019. Por marrëdhënia e tyre u kris në fillim të vitit 2020.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA