Stop vrasjes së grave/ Greqia ngrihet në protesta, kërkohet përfshirja e “femicidit” në kod penal

26/09/2021 19:50

Duke mbajtur pankarta  në duar dhjetëra aktiviste për të drejtat e grave kane protestuar para parlamentit grek ne Athine ndaj rritjes se fenomenit te femicidit dhe dhunes ndaj grave.

Protesta vjen pas vrasjes se fundit te 32 vjeçares, Dora ne ishullin e Rodos nga partneri i saj, vrasja e 11 e nje gruaje ne vend gjate nje viti.

“U mblodhëm këtu për të protestuar kundër femicidit dhe kundër dhunës gjinore në përgjithësi. Ne kërkojmë masa të menjëhershme mbështetëse për viktimat e dhunës, në mënyrë që ata të shpëtojnë nga këto situata të rrezikshme”.

Aktivistet kane kërkuar ndryshimin e mentalitetit patriarkal nëpërmjet informimit dhe edukimit shkollor si dhe krijimin e institucioneve te posaçme qe mbështesin gratë e abuzuara nga partneret.

“Kërkojmë masa të menjëhershme mbështetëse për viktimat e dhunës, kërkojmë që termi” femicid “të përfshihet në kodin penal, kërkojmë më shumë struktura që mund t’u japin strehë këtyre grave që duan e që duhet të shpëtojnë nga abuzuesit”.

Opinioni publik ne Greqi është tronditur qe ne fillim te ketij viti me vrasjen e 20 vjeçares  me origjinë britanike, Caroline Caroline Crouch te cilin bashkeshorti i saj e ka mbytur prane foshnjes se tyre 11 muajshe.

Kane pasuar edhe 7 vrasje te tjera te ngjashme, midis tyre edhe  ajo e 31 vjeçares shqiptare Anisa Shehu, te cilat kane sensibilizuar shoqerine civile duke e bere fenomenin e femicidit nje prej temave me te prekura te mediave greke dhe nje prej ceshtjeve me te rendesishme per te cilen politika duhet urgjentisht ta zgjidhe dhe te marre masat e duhura.

Top Channel