Trupi i 39-vjeçarit u gjet i copëtuar në një apartament në Torino, 26-vjeçari pranon vrasjen: E vrava pa dashje pas një sherri 27/09 10:35
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 687.752, prej të cilëve 646 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në mbi 42,94 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,67 milionë raste të konfirmuara dhe 68.585 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 213,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 183,3 milionë dozën e dytë.
Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 77 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Top Channel