
25/02 09:42
Kryesuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Sipas Qeverisë së Kosovës, në mbledhje u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë.
“Në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.
Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Top Channel