U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçari në Korçë

25/09/2021 10:54

Në kuadër të operacionit policor ‘Perimetri’ policia ka vënë nën pranga një tjetër person, i cili u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Polici njofton se shtetasi K.H., 26 vjeç është kapur ‘mat’ në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke transportuar emigrantët e paligjshëm me një automjet tip ‘Alfa Romeo’.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtmi, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Alfa Romeo”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA