SHBA, prezantuesi i CNN-it Chris Cuomo akuzohet për ngacmim seksual

25/09/2021 10:39

Një ish-drejtuese në ABC News ka pretenduar se prezantuesi i kanalit CNN, Chris Cuomo, e ka kapur atë një herë në mënyrë të papërshtatshme gjatë një ahengu 16 vjet më parë.

Shelley Ross bëri këtë akuzë në një artikull të botuar në New York Times. Ajo shkroi se kur ishte një producente ekzekutive në ABC News në vitin 2005, Cuomo e ka kapur atë në një përqafim të papërshtatshëm para burrit të saj. Incidenti ka ndodhur ndodhi në ahengun e lamtumirës të një kolegu, dhe në atë kohë, ajo dhe Cuomo punonin së bashku.

Ross shkroi: “’Unë mund ta bëj këtë tani që ti nuk je më shefja ime’, më tha (Cuomo) me një lloj arrogance. ‘Jo nuk mundesh’, i thashë, duke e shtyrë atë mbrapa, duke i treguar burrin tim, i cili e kishte parë gjithë episodin nga afër. Ne u larguam shpejt”.

Ross zbuloi gjithashtu një email që ajo mori më vonë nga Cuomo në të cilën ai ka shkruar: Tani që e mendoj atë .. më vjen turp”. Ajo tha se Cuomo këmbëngulte që veprimi i tij ishte si një “përshëndetje e përzemërt”, pa qëllim keqdashës ose seksual.

Cuomo iu përgjigj gazetës Times duke thënë: “Siç e pranon Shelley, ndërveprimi ynë nuk ishte i natyrës seksuale. Ndodhi 16 vjet më parë në një mjedis publik kur ajo ishte drejtuese e lartë në ABC. I kërkova falje asaj atëherë, dhe e mendoja atë”.

Cuomo u bashkua me CNN në vitin 2013 dhe që atëherë ka transmetimin e lajmeve të natës me vlerësimin më të lartë në këtë rrjet. CNN nuk ka komentuar mbi akuzat.

Cuomo këshilloi vëllain e tij Andrew, ish-guvernatorin e New York-ut, gjatë skandalit të ngacmimit seksual të tij këtë vit. Andrew Cuomo dha dorëheqjen muajin e kaluar, pasi dolën në shesh akuzat për ngacmim seksual. Ai kundërshtoi akuzat duke thënë se ndërsa ka bërë gabime, ai kurrë nuk ka dashur të ngacmojë askënd, dhe se shpesh ka puthur dhe përqafuar si burra, ashtu edhe gra.

Megjithatë, rreziku i fajësimit dhe shkarkimit nga Partia e tij Demokratike e bëri atë të japë dorëheqjen./AA/

Top Channel