10.000 herë më i fuqishëm se morfina, kapet sasia e drogës që mund të vrasë mbi 50 milionë njerëz

25/09/2021 16:08

Një hetim i gjatë i ndërmarrë nga Departamenti i Policisë Riverside në Kaliforninë Jugore çoi në kapjen e një sasie të madhe droge të paligjshme, përfshirë 21 kg carfentanil, një drogë 100 herë me e fuqishme dhe potencialisht shumë më vdekjeprurëse sesa fentanili.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat e huaja, ku shkruajnë se në kuadër të këtij operacioni janë vënë nën pranga një burrë dhe një grua nga Kalifornia Jugore, të cilët akuzohen se janë përfshirë në këtë organizatë kriminale.

“Nëse carfentanil do të përzihet me ilaçe të tjera, këto 21 kg të kapura mund të jenë të mjaftueshme për të vrarë më shumë se 50 milionë njerëz”, tha zyra e DA.

Policia ka hetuar prej muajsh një organizatë të dyshuar të trafikut të drogës, për të cilën besohet se furnizonte me fentanil, kokainë dhe heroinë në Riverside County.

Sasia me carfentanil, kokainë dhe heroinë u gjet në një shtëpi në ‘Glimmer Way’ në Perris, më datë 17 gusht.

Askush nuk ishte në shtëpi në momentin kur autoritetet mbërritën, por kërkimi i çoi hetuesit të identifikonin Andres Jesus Morales, 30 vjeç dhe Alyssa Christine Ponce, 27 vjeç, të cilët dyshohet të jenë përfshirë me këtë ngjarje.

Rreth një muaj më vonë, më 14 shtator detektivët ‘bastisën’ një tjetër shtëpi në rrugën ‘Limoousin’ në Perris, ku gjetën 16 kilogramë të tjera kokainë në garazh, thanë zyrtarët.

Ndërkohë, Morales dhe Ponce u vunë nën prangat e policisë dhe u dërguar në paraburgim, në pritje të një vendimi, ndërsa u deklaruan si të pafajshëm ndaj akuzave.

Carfentanil, 10.000 herë më i fuqishëm se morfina dhe 100 herë më i fuqishëm se fentanili, i cili është 50 herë më i fuqishëm se heroina, nuk është miratuar për përdorim te njerëzit.

Duhen vetëm rreth dy miligramë fentanil për të qenë një sasi fatale. Një dozë vdekjeprurëse e carfentanil do të ishte shumë më e vogël.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA